Forcat e armatosura kolumbiane kanë arrestuar narko-bosin kryesor në këtë vend – Dairo Antonio Usuga i njohur me nofkën Otoniel.
Siç raporton Reuters, 50-vjeçari është kapur gjatë operacionit Oziris në zonën rurale Uraba, transmeton Telegrafi.
Ai akuzohet nga Shtetet e Bashkuara që ka bërë shpërndarjen e dhjetëra dërgesave me kokainë, e sipas presidentit kolumbian Ivan Duke, ai akuzohet për vrasjen e policit, keqtrajtim seksual të fëmijëve dhe kontrabandim me të mitur.
Kolumbia kishte ofruar 800.000 dollarë për çfarëdo informacioni që do të çonte në kapjen e Otonielit, derisa qeveria amerikane kishte ofruar 5 milionë dollarë.
“Kjo është goditja më e fuqishme e narko-dilerëve në vendin tonë në këtë shekull”, ka porositur presidenti Duke, duke e bërë një krahasim me rënien e Pablo Escobari gjatë viteve të 90-ta.