Policia e ka arrestuar në Prishtinë të dyshuarin, pasi i njëjti ka kanosur babain e tij, po ashtu ka sulmuar edhe axhën e tij mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime në kokë.
Siç thuhet në raportin e policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.