Arrestohet pasi kanos nënën e tij

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Pasi kanosi nënën e tij dhe u gjetën substanca narkotike në të, Policia ka arrestuar personin e dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje në familje e kishte kanosur nënën e tij viktimën femër K/Shqiptare. Tek i dyshuari gjatë kontrollit është  gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit  marihuanë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”. 

Të ngjashme