Një person është arrestuar pasi gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare ka kërcënuar policët.
Policia e Kosovës bën të ditur se I dyshuari është dërguar në paraburgim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka kanosur dhe penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.