Arrestohet pasi printoi revole 3-D në teatër

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 09:54 | Nga

Një specialist kukullash me mjuziklin “The Lion King” të Broadway ishte arrestuar në teatrin “Minskoff” javën e kaluar pasi që ishte gjetur në dhomën e objekteve të teatrit duke printuar një revole tri dimensionale, sipas të dhënave të gjykatës.

Policia tha që zyrtarët e sigurimit të kompanisë  gjetën një revole – ose një pjesë të saj – kur u futën në zyrën e Vett-it të premten.

Departamenti i burimeve njerëzore të Disney-t më pas informoi policinë që ai mund të ketë qenë duke printuar një armë zjarri, kanë thënë autoritetet.

Ndërkaq, Disney ka refuzuar që të komentojë të hënën, por një person që është në dijeni direkte për këtë situatë ka thënë që Vett nuk është më i punësuar nga kompania.

Në New York është e jashtëligjshme që dikush pa licencë të printojë një armë, pistoletë apo revole tri dimensionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme