Dy të dyshuar janë arrestuar dje në Prishtinë për veprat penale pengim i personit zyrtar dhe deklarim i rrejshëm.
Njëri nga të dyshuarit derisa ishte duke drejtuar veturën nuk u është bindur urdhrave të zyrtarit policor për tu ndaluar, dhe duke drejtuar vrullshëm veturën e ka rrezikuar zyrtarin policor dhe është larguar me veturë.
I dyshuari tjetër-vëllai i drejtuesit është paraqitur në stacion dhe ka deklaruar se ka qenë duke drejtuar veturën, por është konstatuar se është duke deklaruar rrejshëm.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari-drejtuesi është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.