Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për dëmtim të objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore.
“Policia në Mitrovicë, rreth orës 00:35 ka pranuar një informatë se një person ishte duke rrënuar një shtëpi të trashëgimisë kulturore, njësitë policore kanë shkuar në atë lokacion ku kanë hasur ne një makinë pune eskavator ndërsa nuk kishte pasur persona, dhe kanë vërtetur se një objekte i trashëgimisë kulturore ishte dëmtuar”, ka njoftuar PK-ja.
Policia pasi që kanë arritur ta identifikojnë “të dyshuarin F.H. 26 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, është shoqëruar ne Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.
Rasti është cilësuar si ” dëmtimi, shkatërrimi i monumenteve ose objekteve te mbrojtura”.