Personi me inicialet A.M. nga Komuna e Ferizajit është dërguar në mbajte për 24 orë deri në procedimin e lëndës në Prokurorinë e Shtetit për shkak që ka hedhur sprej në korridorin e shkollës dhe shtatë nxënës kanë kërkuar ndihmë në spitalin e qytetit.
Ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “ Shaban Hashani” në Ferizaj me një shkurt. Hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, në bazë të informatave të siguruar kanë arrestuar personin në fjalë, me ç’rast i njëjti ka pranuar në tërësi veprën me të cilën është ngarkuar.
Personi i dyshuar është nxënës i kësaj shkollë.