Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë për uzurpim të pronës së një qytetari.
“Rr. ‘Haxhi Zeka’, Prishtinë 02.11.2016-10:40. Me datën 02.03.2017 me urdhër të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me datën e ka uzurpuar pronën e viktimës mashkull K-Shqiptar”, njofton Policia.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.