Policia e Kosovës njofton se në Gjakovë është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës femër k-shqiptare dhe ka vjedhur kasafortën në të cilën kishte një pistoletë me leje përkatëse. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila ishte vjedhur në shtëpinë e […]
Arrestohet për vjedhje të kasafortës me pistoletë

Policia e Kosovës njofton se në Gjakovë është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës femër k-shqiptare dhe ka vjedhur kasafortën në të cilën kishte një pistoletë me leje përkatëse.
Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila ishte vjedhur në shtëpinë e viktimës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.











