Në qytetin e Ferizajt është arrestuar një person për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Ferizajt është vënë në pranga një i dyshuar që ka mashtruar qytetarët duke u premtuar viza pune në Gjermani, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Më urdhër të gjykatës kompetente është bastisur banesa e tij ku janë gjetur dhe konfiskuar, dy vula te firmës se tij te cilat dyshohet se janë te falsifikuara , printer, skaner, kartela te ndryshme bankare dhe dokumente te ndryshme.
Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.