Arrestohet prishtinasi, ia mori fëmijën ish-gruas

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në Prishtinë është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës.

Siç raporton Policia, mbrëmjen e 6 janarit ai ia ka marrë fëmijën ish-gruas së tij pa dëshirën e saj.

Me vendim të prokuororit, ai është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje. 

“Me 12.01.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull k/Shqiptar, pasi që i njëjti duke e kanosur ia ka marrë fëmijën ish bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme