Arrestohet prizrenasi, ne gjendje të dehur sulmoi fizikisht policin

Prishtinë | 24 Dhj 2023 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një burrë në Prizren, i cili dyshohet që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor , ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje., përcjell Klankosova.tv.

“Rr. Wiliam Woker, Prizren 23.12.2023-01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pasi është këndellur është intrevistuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme