Një person në Skenderaj është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se të dielën ai është zënë duke luajtur poker në lokalin e tij bashkë me 14 persona të tjerë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti është takuar në lokalin e tij duke luajtur poker së bashku me 14 persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një tavolinë në të cilën luhej pokeri, çipa të pokerit, letra për poker”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.