Arrestohet se vodhi vegla pune

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 13:39 | Nga

Një 21 vjeçar me inicialet R.H është arrestuar pasiqë i njëjti dyshohet se ka vjedhur vegla pune në në vlerë të mbi 2500 eurove në një lokal në rrugën në rrugën ‘Faruk Beqiri” në Vushtrri.

Rastin në polici e ka raportuar pronari i lokalit. Përveç arrestimit të të dyshuarit, në policia njofton se në cilësi të provave ka  gjetur veglat e punës të  cilat i dyshuari  i kishte fshehur në një lokacion tjetër, ku pas kryerjes së procedurave  verifikuese  veglat e punës i janë kthyer pronarit.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të  çështjes, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme