Policia e Kosovës ka arrestuar të premten pasdite në Ranillug serbin Dragan Stojanoviq (53), i cili dyshuar për krime lufte në Kosovë
Lajmin për arrestimin e Stojanoviqit e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Olgica, e cila thotë se bashkëshortin e saj e ka arrestuar patrulla policore e Kamenicës, me arsyetimin se duhet ta ndalojnë me qëllim të intervistimit në stacion policor.
“Mirëpo, mbrëmë përmes telefonit më kanë njoftuar nga Stacioni Policor në Gjilan se bashkëshorti im është i dyshuar për krime luftë dhe se është dërguar në paraburgim në Mitrovicë”, ka thënë Olgica Stojanoviq për RTV Plus, transmeton Telegrafi.
Sipas informacioneve nga policia, Stojanoviq është arrestuar të premten në bazë të një fletarresti të INTERPOL-it.
Stojanoviq është i punësuar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Ranillug.