Policia e Elbasanit ka arrestuar një 26-vjeçar me akuzën e shpërndarjes së kokainës.
Siç bëhet me dije në komunikatën për mediat, “specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin se një shtetas në një lokal në lagjen ” Viserian Xhuvani” shpërndante lëndë narkotike , menjëherë organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë arrestuan në flagrancë shtetasin R.A., 26 vjeç, banues në Elbasan”.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.