Në Qendrën e Azilit në Magure ditën e djeshme një shtetas arab ka sulmuar fizikisht katër persona tjerë më pastaj sigurimin dhe policinë e Kosovës.
Policia njofton se i njëjti është dërguar në QKUK për mjekim dhe më pastaj në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull arab, pasi që i njëjti i kishte sulmuar fizikisht një femër dhe tre meshkuj arab dhe një mashkull kosovar, po ashtu i dyshuari ka sulmuar edhe pjesëtarin e sigurimit dhe policinë. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.