Tenistja ruse, Yana Sizikova, është arrestuar gjatë turneut Roland Garos dhe është në mbajtje pas supozimeve për trukim ndeshjeje, sipas burimeve të Reutersit.
Policia e Francës i ka thënë Federatës Franceze të Tenisit që Sizikova ishte arrestuar por nuk i kishte elaboruar arsyet.
Një burim me informata direkte rreth çështjes, sidoqoftë, ka thënë që arresti kishte të bënte me supozimet për kurdisje ndeshjesh.
Shtatorin e kaluar, prokurorët francezë nisën hetimet lidhur me një takim dyshe të tenisit në Roland Garods që supozohej të ishte i kurdisur.
Hetimi mbi “një mashtrim në grup të organizuar” dhe “korrupsion aktiv dhe pasiv” lidhej me një takim dyshe midis çiftit rumun, Andrea Mitu dhe Patricia Mari dhe Sizikovës e Madison Brengle-s.