Golfisti, Tiger Woods është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në shtëpinë e tij në Florida. Ai është vënë në pranga pas dyshimeve se ka vozitur veturën në gjendje të dehur.
Ish numri një i botës në golf, është liruar pas shtatë orëve në ndalim. 14 herë kampioni kryesor i botës kishte thënë ditë më parë se nuk është duke u ndjerë aq mirë ndër vite, derisa ka qenë duke u rikuperuar nga një operacion që ka pasur në shpinë.