Sekuestrohet një armë në Prizren në veturën e tipit Golf

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 11:23 | Nga

Rreth orës 23:00, sektori i hetimeve i Stacionit Policor të Prizrenit e ka ndaluar një veturë Golf në të cilën ndodheshin katër persona.

Pasi që personat ishin të njohur për policinë për vepra të ndryshme, është ushtruar kontroll në kërkim të gjësendeve ilegale me ç’ rast tek njëri është gjetur një pistoletë e llojit EKOL Aras Magnum e cila është sekuestruar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme