Interi dhe Barcelona duket se kanë gjetur marrëveshje mes tyre në lidhje me të ardhmen e Lautaro Martinezit.
Zikaltrit dhe katalansit kanë arritur marrëveshje për kalimin e sulmuesit argjentinas në Camp Nou.
Kampionët e Spanjës duhet të paguajnë 111 milionë euro. Kjo është klauzola e lirimit të futbollistit argjentinas.
Sipas Marcas, katalanasit do të paguajnë 60 milionë euro kesh, ndërsa 50 të tjera do t’i ofrojnë kartonin e një futbollisti. Trajneri i Interit, Antonio Conte, ende nuk e ka ndarë mendjen se cilin lojtar do ta transferojë nga skuadra spanjolle.