Roma është në pritje të ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Giallorosët do të tentojnë të rikthejnë rezultatin për ta siguruar finalen e madhe të Kievit.
E arritja në gjysmëfinale i ka pasuruar shumë verdh e kuqtë që tani po pritet të bëjnë transferime të mëdha në verë.
Emri i parë që do t’i bashkohet Romës është mesfushori braziliani Anderson Talisca.
Ka qenë e përditshmja turke Fanatik që ka njoftuar se Roma ka arritur marrëveshje me agjentin e lojtarit.
Talisca është i huazuar te Besiktasi nga Benfica por klubi turk nuk do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e lojtarit prej 21 milionë eurove.
Përveç Besiktasit, Talisca për skuadrat tjera ka klauzolë largimi prej 40 milionë eurove.
Roma është pajtuar të paguajë këtë shumë te Benfica për transferimin e brazilianit.
Përveç Romës në garë për lojtarin është edhe Manchester United, Arsenal, Monaco dhe Borussia Dortmund.