Arrin në 12 numri i viktimave nga goditja e ciklonit Fani, në Indi

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Cikloni Fani goditi shtetin lindor të Odishës, përpara se të drejtohej nga verilindja, në Bangldesh ditën e sotme.

Shtëpi të dëmtuara në bregdetin e Purisë dhe deri më tani 12 persona janë shpallur të vdekur nga cikloni më i fortë që ka goditur Indinë këto 5 vitet e fundit.

Dhjetra fshatra në bregun e Bangladeshit janë përmbytur nga vala e madhe e stuhisë.

Stuhia shkatërroi disa shtëpi në rrethin e Noakhali-t, ku një fëmijë 2-vjeçar është gjetur i vdekur dhe rreth 30 të tjerë të plagosur.

Më poshtë do të sjellim disa nga pamjet e rënda që ky ciklon ka shkaktuar, duke marrë jetën e 12 personave dhe plagosjen e mijërave të tjerëve./Top Channel

Të ngjashme