Arrin në katër persona numri i të lënduarve nga shpërthimi në ish-bllok të Tiranës

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” në zonën e ish-Bllokut të Tiranës.

Shpërthimi ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të dy bombolave me helium në një dyqan ngjarjes.

Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, saqë është dëmtuar edhe një biznes tjetër ngjitur me lokalin, një argjendari.

Raportohet se janë katër të lënduar, tre prej të cilëve janë një banor që kalonte rastësisht dhe dy vajza punonjëse të argjendarisë aty pranë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe njofton se të dëmtuarit janë shtetasit S. P., A. P., E. N. dhe D. S.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani ngjarjesh ka shpërthyer një bombolë gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P., A. P., E. N. dhe D. S. të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme