Shpërthim i fuqishëm në Elbasan, humb jetën një 27 vjeçar

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Erion Rexhepi, 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi mesditën e sotme, në fshatin Cërrik të Elbasanit.

Dyshohet se aksidentalisht atij i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë.

“Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i lagjes nr. 3’, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit Erion Rexhepi, 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.”

“Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme