Aaron Ramsey duket se nuk është i kënaqur me ato çfarë po ofron klubi.
Pas diskutimeve për një kontratë të re vitin e kaluar, duket se Ramsey dhe Arsenal kanë ardhur në një pikë kritike.
Mesfushori ka kërkuar nga klubi një pagë jo më pakë se 120 mijë euro në jave.
Kjo kërkesë duket se ka ardhur pas rritjes së pagës së Mesut Ozil, i cili u bë lojtari më i paguar në skuadër gjatë Janarit, duke nënshkruar kontratë që i siguron lojtarit të ardhura prej 330 mijë eurove në javë.
Ramsey beson se 10 vitet e kaluara me “Gunners” bëjnë që ai të meritojë një pagë të tillë, mirëpo, tifozët e Arsenal janë të frustruar me kërkesat e mesfushorit.
Mbetet të shihet nëse palet do të arrijnë akordin.