Arsenal nënshkruan me Leo Messon

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

10 vjeçari i talentuar do t’i bashkohet Akademisë së Gunners në Londër

Derisa e ardhmja e Leonel Messi ende nuk është vendosur, e ardhmja e talentit 10 vjeçar Leo Messo, po është vendosur dhe është konfirmuar se ajo do të jetë në Arsenal, me Gunners që kanë zyrtarizuar transferimin e tij të enjten në mbrëmje.

I riu i talentuar ka filluar stërvitjet fillimisht me skuadrën e re të West Ham United por tani do t’i bashkohet Akademisë së Gunners prej sezonit 2021/22.

Ai ka lindur në Kenya, por Messo konsiderohet njëri prej talenteve më të mirë të rinj që mund ta prezantojë kombin e tij, edhe pse ai kualifikohet që të luajë edhe për Anglinë.

Messo tashmë është fotografuar me fanellën e Arsenalit, duke veshur numrin 9 në zyrat e klubit të Arsenalit, por që zakonisht me të rinjtë e kësaj moshe është herët të konstatohet suksesi apo mos suksesi i tij.

Mëso pritet që të përballet me vitet e vështira si adoleshent dhe zhvillimit fizik të trupit të tij, gjatë kohës sa do të trajnohet në akademinë e Arsenalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme