Arsenal kërkon ta bëjë atë që e bëri më 2006 kundër Villarrealit

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 12:50 | Nga

Hera e fundit kur Arsenali ishte në gjysmëfinale në garat evropiane ishte viti 2006, kur eliminoi një skuadër spanjolle.

Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Europa League, shkruan Gazeta Express.

Dy favoritët për ta rrëmbyer këtë trofe, Arsenal dhe Atletico, janë të pafat – pasi do të pëballen mes vete që në këtë fazë, kurse Salzburgu i shqiptarit, Valon Berisha, do të përballet me Marseille.

Arsenali ndeshjen e parë do ta zhvillojë në shtëpi, në “Emirates” me 26 prill, kurse ajo e kthimit do të luhet në Spanjë e 3 maj.

Hera e fundit kur Arsenali ishte në gjysmëfinale në garat evropiane ishte viti 2006.

Arsenali fitoi ndeshjen e vetme gjysmëfinale të fundit evropiane kundër skuadrës spanjolle (Villarreal në Champions League në sezonin 2005/06).

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme