Leon Bailey mund ta veshë fanellën e Arsenalit nga viti 2018.
Pavarësisht deklaratave të Arsene Wenger se nuk do të ketë ndërhyrje në merkaton e janarit, drejtuesit e Arsenalit janë shumë pranë blerjes së kartonit të Leon Bailey.
Sipas mediave angleze, “Topçinjtë”, janë në avantazh ndaj Chelsea e Manchester United për talentin e Bayer Leverkusen, i cili vlerësohet 30 milionë Euro.
Ekipi nga “Emirates Stadium” është gati t’i prezantojë gjermanëve ofertën zyrtare që në ditët e para të merkatos për talentin xhamajkan që ka shkëlqyer me 8 golat e tij në 16 ndeshje të luajtura këtë sezon.