Arsenali dhe Newcastle synojnë Strakoshën

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Arsenali dhe Newcastle United janë të interesuar për portierin e Kombëtares Shqiptare Thomas Strakosha, por Lazio dëshiron 40 milionë funte për të.

Sipas Tuttomercatoweb, të dyja skuadrat e Premier Ligës janë duke ndjekur 24-vjeçarin, transmeton Koha.net. Por, bardhekaltërit po e vlerësojnë Strakoshën 40 milionë euro.

Gjithashtu, edhe West Ham United dhe Tottenham Hotspur ishin të interesuar për Strakoshën në javët e fundit, por ai është nën kontratë deri në qeshor të vitit 2022.

Ai është djali i ish-portierit të parë të Kombëtares Shqiptare, Foto Strakosha, dhe tashmë ka 94 paraqitje në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme