Ekonomia Online
FUNDIT

Arsenali do t’i dëgjojë ofertat për Xhakën

Arsenali do t’i dëgjojë ofertat për Xhakën

Mesfushori kosovar mund të largohet nga Londra gjatë verës që po vjen nëse “Gunners” e marrin një ofertë të kënaqshme nga ndonjë klub i njohur evropian Arsenali është i gatshëm ta shesë Granit Xhakën pas përfundimit të këtij sezoni. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Metro”, përcjell “Gazeta Express”. “Topçinjtë” në fakt janë […]

Mesfushori kosovar mund të largohet nga Londra gjatë verës që po vjen nëse “Gunners” e marrin një ofertë të kënaqshme nga ndonjë klub i njohur evropian

Arsenali është i gatshëm ta shesë Granit Xhakën pas përfundimit të këtij sezoni.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Metro”, përcjell “Gazeta Express”.

“Topçinjtë” në fakt janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për mesfushorin kosovar.

Përfaqësuesi zviceran i kishte prishur punët me tifozët e “Gunners” pas një zënke që e kishte me ta në tetor të vitit të kaluar.

Gjatë janarit pritej largimi i tij nga Londra në drejtim të Gjermanisë, por në fund ai qëndroi në “Emirates Stadium”.

E tash, mediumi britanik shkruan se 24 vjeçari mund të shitet nëse Arsenali e merr një ofertë bindëse dhe të kënaqshme nga ndonjë klub i njohur evropian.

Ish-futbollisti i Baselit dhe Borussia Monchengladbachut u lëndua mbrëmë në humbjen e Arsenalit nga Manchester City në “Etihad Stadium” me rezultat 0:3. 

Të ngjashme