Ekonomia Online
FUNDIT

Arsenali eliminohet nga FA Cup

Arsenali eliminohet nga FA Cup

Arsenali assesi të dalë nga kriza në të cilën ndodhet. Tani, “Topçinjtë” është eliminuar nga Kupa FA, pasi u mposht minimalisht 1:0 nga Southampton. Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Gabriel, autogol në minutën e 24-të. Kështu, Arsenali eliminohet në fazën e 1/16 së finales nga kompeticioni që sezonin e kaluar e kishte […]

Arsenali assesi të dalë nga kriza në të cilën ndodhet. Tani, “Topçinjtë” është eliminuar nga Kupa FA, pasi u mposht minimalisht 1:0 nga Southampton.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Gabriel, autogol në minutën e 24-të.

Kështu, Arsenali eliminohet në fazën e 1/16 së finales nga kompeticioni që sezonin e kaluar e kishte fituar.

Southampton tani do të ndeshet me Wolves në Molineux në raundin e pestë të FA Cup.

“Topçinjtë” po kanë probleme edhe në Premierligë pasi gjenden në vendin e 10-të me 27 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme