Klubi anglez, Arsenali po punon rreth një marrëveshje transferimi për mesfushorin e Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves.
Sipas mediumit The Times, Topçinjtë kanë filluar të punojnë në një marrëveshje për të nënshkruar Neves nga Wolves këtë verë.
Reprezentuesi i Portugalisë është një prej një numri të yjeve, e ardhmja e të cilëve është në ajër pas largimit të trajnerit Nuno Espirito Santo.
Neves thuhet se mund të jetë në dispozicion për rreth 34 milionë funte, një pazar relativisht pozitiv në tregun e sotëm – dhe një për të cilin londinezët janë padyshim të interesuar.
Mesfushori ka një numër atributesh që do t’i përshtateshin Arsenalit, duke përfshirë pasimet e gjashta dhe goditjet e lira.
Përveç Neves, Arsenali ka një interes edhe për yllin e Brighton, Yves Bissouma, i cili tashmë ka lënë të kuptohet se do të donte të transferohej në veri të Londrës.