Arsenali ia mësyn portierit që po e pret Kosova

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Arsenali ia ka vënë syrin portierit kosovar Diant Ramaj në rast se Aaron Ramsdale largohet nga klubi.

Lajmin e ka bërë të ditur “FootballTransfers”.

“Topçinjtë” janë të vendosur për ta përforcuar portën për sezonin e ardhshëm.

David Raya e ka zëvendësuar Ramsdalen si portier i parë që kur arriti nga huazimi nga Brentfordi, ndërsa “Gunners” pritet ta aktivizojnë opsionin e blerjes së kartonit të tij për 31,5 milionë euro gjatë verës që po vjen.

Ndërkohë, mësohet se përfaqësuesi anglez, Ramsdale nuk është i kënaqur dhe i lumtur në Londër dhe mund të largohet.

Andaj, Arsenali e ka identifikuar portierin e Ajaxit për ta sjell në “Emirates Stadium” nga korriku e tutje.

“Arsenali ishte lidhur me të edhe kur ishte pjesë e Eintracht Frankfurtit. Ai është mjaft i mirë me topin, diçka që trajneri Mikel Arteta e pëlqen dhe e dëshiron. Ai është i shkëlqyeshëm me topa të gjatë për sulmuesit dhe një kontribuues perfekt në lojën e Arsenalit. Ai njihet edhe për pritjet e tij të shkëlqyeshme dhe për daljet e tij të sigurta kur ka harkime nga anash”, shkruan “FootballTransfers”.

Ramaj do t’i kushtonte klubit anglez 15 milionë euro, ndërsa ka kontratë me Ajaxin deri në qershor të vitit 2028.

Portierin 22 vjeçar po e pret edhe Kombëtarja e Kosovës, por ai s’ka vendosur ende në këtë drejtim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme