Arsenali fillon bisedimet me yllin belg, 25 vjeçari i gatshëm të kthehet në Evropë

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Arsenalit ka filluar të mendojë rreth përforcimeve për afatin kalimtar të kësaj vere. Yannick Carrasco është njëri nga shënjestrat e klubit londinez, transmeton Gazeta Metro.


Arsenali dështoi të zë një vend në top katërshe në Premier Ligë dhe pësoi humbje në finale të Ligës së Evropës, duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve edhe për sezonin e ardhshëm.

Tani, skuadra angleze si duket ka filluar të mendoj rreth përforcimeve për afatin kalimtar të verës. Gazeta “Sport” ka raportuar sot Arsenali ka filluar me hapat e parë rreth transferimit të reprezentuesit belg.

25 vjeçari momentalisht është pjesë e skuadrës kineze, Dalian Yifang, por ditë më parë ai ka deklaruar se është i gatshëm që të kthehet në Evropë.

Yannic Carrasco më parë ka qënë pjesë e Monacos dhe Atletico Madridit./gazetametro.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme