Arsenali fiton edhe miqësoren e dytë në Australi (Video)

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 14:02 | Nga

“Gunners” kanë triumfuar kundër skuadrës australiane WS Wanderers me rezultat 3:1.

Shikuesëve i është dashur të presin 33 minuta për të parë golin e parë të Olivier Giroud, tre minua më vonë realizoi Aaron Ramsey ndërsa një minutë para përfundimit të pjesës së parë shënoi edhe Mohamed Elneny.

Pjesa e dytë ishte më tepër testim i strategjive për Arsene Wengerin se sa shënimi të një fitore e thellë, ku në një moment gjatë pjesës së dytë ndërroi dhjetë lojtarë.

Por, Steven Lustica u përkujdes në minutën në minutën e 58 që të shënon golin e vetëm për australianët.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 3:1.

Vlen të theksohet se për 65 minuta në fushë u paraqit edhe mesfushori Granit Xhaka ndërsa Shkodran Mustafi gjendet në pushime verore shkaku i angazhimit edhe me kombëtaren gjermane, ku e fitoi Kupën e Konfederatave.

https://youtu.be/2l-G8kujlPI

https://youtu.be/IppEl1sG1Aw

https://youtu.be/kOts_QHMzJs

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme