Në bazë të kontratës së re, Ozil do të paguhet 395.000 euro në javë, gjë që ka bërë që parametrat e pagave të ndryshojnë në klubin londinez, transmeton Express.
Lojtarët që Arsenali mund t’i shesë për ta financuar pagën e Ozilit janë Aaron Ramsey, Danny Welbeck dhe Jack Wilshere.
Ramsey dhe Welbeck, të cilët i kanë vetëm edhe nga 18 muaj në kontratat e tyre aktuale me klubin, mund t’i rrisin kërkesat për pagë më të lartë dhe ta detyrojnë Arsenalin t’i shesë, derisa Wilshere mund të largohet si lojtar i lirë në verë.