Ekonomia Online
FUNDIT

Arsenali hyn në garë për Rabiotin

Arsenali hyn në garë për Rabiotin

Mesfushori francez pritet të largohet gjatë verës nga Juventusi, ku nuk e ka gjetur veten sa duhet Arsenal është futur në garë për mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Për këtë siguron portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”. Trajneri Mikel Arteta e kishte kërkuar mesfushorin francez edhe gjatë janarit në formë huazimi. Ndërsa tash, interesim për […]

Mesfushori francez pritet të largohet gjatë verës nga Juventusi, ku nuk e ka gjetur veten sa duhet

Arsenal është futur në garë për mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.

Për këtë siguron portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri Mikel Arteta e kishte kërkuar mesfushorin francez edhe gjatë janarit në formë huazimi.

Ndërsa tash, interesim për ish-futbollistin e Paris Saint-Germainit kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze, Manchester United e Everton.

Rabiot nuk e ka treguar veten sa duhet dhe së fundmi duket se i ka prishur punët me drejtuesit e Juves pasi nuk pranoi të rikthehej në Torino.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që mesfushori kualitativ të përfundojë gjatë verës në Premierligë.

Të ngjashme