Shkodran Mustafi është lënduar gjatë ndeshjes kundrejt Bournemouthit për FA Cup.
“Arsenali duhet të shikoj gjatë këtij afati të transferimeve për të gjetur zëvendësimin e Shkodran Mustafit”, sipas ish legjendës të këtij ekipi, Martin Keown, transmeton Koha.net.
Mustafi u lëndua në gju gjatë fitores së ekipit të tij, 2 me 1 kundrejt Bournemouth.
“Ata kanë humbur Mustafin, e që si duket ai ka pësuar një lëndim shumë të keq. Kjo do t’i detyrojë ata që të shikojnë për marrjen e ndonjë lojtari,” ka thënë Keown për BT Sport.
Mustafi është në sezonin e katërt të tij në “Emirates Stadium”, ai ju bashkua arsenalit në 2016-ën nga Valencia.