Arsenali i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re Artetas

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Arsenalit po përgatitin kontratë të re për trajnerin Mikel Arteta pas spekulimeve të fundit që ai po shihet si pasardhës i Ronald Koemanit te Barcelona.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se te Arsenali janë të gatshëm të nisin negociatat me Artetën, të cilin duan ta mbajnë të paktën në krye të ekipit deri në qershorin e vitit 2015. Arteta ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2023 kurse trajner i “Topçinjve” është emëruar në fund të vitit 2019 duke e zëvendësuar në këtë post Unai Emeryn e shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme