Arsenali i nis bisedimet me Rabiotin

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

“Topçinjtë” shihen si favoritë për ta transferuar mesfushorin francez, i cili i ka prishur punët me Juventusin

Arsenali i ka nisur bisedimet me Adrien Rabiotin, njofton mediumi francez “Le10Sport”.

Mesfushori francez ka mundësi të transferohet në “Emirates Stadium” gjatë verës që vjen.

Përfaqësuesi francez i ka prishur punët me Juventusin së fundmi dhe pritet të largohet nga Torino.

Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Paris Saint-Germainit ka shfaqur edhe Evertoni në Angli.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që 25 vjeçari ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Të ngjashme