Arsenali është duke e përgatitur një ndryshim të rrënjësishëm në skuadër gjatë verës, duke përfshirë edhe largimin e befasishëm të portierit Bernd Leno, sipas mediave britanike.
Arsenali po e përjeton një sezon të mjerueshëm dhe tani zë vendin e nëntë në tabelën e Premierligës, me mundësi të mëdha për të munguar në garat evropiane për herë të parë në 25 vjetët e fundit, transmeton Gazeta Express.
Por trajneri Mikel Arteta vijon ta ketë përkrahjen e hierarkisë së Arsenalit dhe klubi është i gatshëm të shpenzojë shumë gjatë verës, në përpjekje për ta rifituar besimin pas tentimit për t’iu bashkuar Superligës Evropiane.
Pjesë e madhe e planit në tregun e transferimeve është largimi i disa lojtarëve, të cilët Arteta nuk i sheh në planet e veta dhe me shitjen e tyre synon të grumbullojë të holla.
Sipas mediave britanike, Arteta dëshiron t’i largojë gjashtë futbollistë, përfshirë portierin Leno.
Thuhet se Arteta e ka humbur durimin me portierin gjerman, i cili i ka bërë disa gabime të njëpasnjëshme këtë sezon.
Lojtarët e tjerë që Arsenali synon t’i largojë janë: Lucas Torreira, Matteo Guendouzi, Ainsley Maitland-Niles dhe Sead Kolasinac.