Arsenali është i gatshëm ta shesë Alexis Sanchezin për 28 milionë euro, sipas Daily Mirror.
Për përfaqësuesin kilian interesim serioz ka shfaqur Manchester City, skuadër tek e cila dëshiron të transferohet edhe vetë lojtari.
Ndërkohë, Arsenali është i gatshëm t’ia pranojë atij kërkesat nëse marrin ndonjë ofertë të pranueshme, edhe pse çfarëdo ofertë gjatë këtij afati kalimtar do të jetë shumë më e vogël krahasuar me ato që morën gjatë verës, kur refuzuan ta shisnin Sanchezin.
City ishte i gatshëm t’i paguante 67 milionë euro për të në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por palët dështuan të arrinin marrëveshje.