Skuadra e Arsenalit ka mbetur në garë për shërbimet e mesfushorit Dominik Szoboszlai, i cili është pjesë e Red Bull Salzburgut.
Mediumet angleze kanë njoftuar të enjten se Arsenali nuk ka hequr dorë nga kartoni i 18-vjeçarit, të cilin nuk arriti ta transferojë para fillimit të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Bëhet e ditur se Arsenali tashmë ka bërë gati rreth 25 milionë euro dëmshpërblim për të transferuar Szoboszlain në fund të këtij edicioni.
Mesfushori holandez pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Unai Emery që e sheh si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm.
Szoboszlai te Salzburgu është transferuar në janar të vitit të shkuar për 500 mijë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022.
Ai këtë vit ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Hungarisë, duke regjistruar pesë paraqitje dhe një gol të shënuar deri më tani. Krahas Arsenalit, interesim për të kanë treguar edhe Juventusi e Interi.