Arsenali me ofertë për Vazquezin

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Arsenali është duke insistuar për transferimin e futbollistit ofensiv të Real Madridit, Lucas Vazquez, gjatë afatit kalimtar të janarit, bën të ditur “El Desmarque” të mërkurën.

Mirëpo, Arsenali përballet me konkurrencë për të siguruar transferimin e Vazquezit. Për reprezentuesin e Spanjës po interesohen edhe Roma e Bayer Leverkusenit.

Leverkuseni në fakt mësohet se po udhëheq garën, pasi ka ofruar pagë më të mirë për Vazquezin dhe po ashtu është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro sa kërkon Reali për të liruar Vazquezin.

Vazquez 28-vjeçar ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2021. Këtë stinor ai ka luajtur në tetë ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol.

Të ngjashme