Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery, ka mohuar raportimet se klubi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Gary Cahill.
“Topçinjtë” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi gjatë afatit kalimtar të janarit shkaku i lëndimit afatgjatë të Rob Holdingut.
Cahillit i ka mbetur edhe gjashtë muaj kontratë dhe është në kërkim të një klubi të ri.
“Nuk do të jetë i lehtë përmirësimi i ekipit në afatin kalimtar, por klubi është duke punuar, duke shikuar mundësitë. Ndoshta mund të transferojmë një apo dy lojtarë”, ka thënë Emery.
Kur është pyetur për Cahillin, trajneri spanjoll është përgjigjur: “Ne nuk flasim për të”.