Arsenali dhe Barcelona, do të takohen gjatë kësaj javë për të nisur negociatat për transferimin e Denis Suarezit, në Premierligë.
Sipas “Mundo Deportivos” londinezët e dëshirojnë me çdo kusht lojtarin që këtë sezon me katalunasit ka luajtur vetëm 17 minuta në La Liga, transmeton KTV.
Suarezi është i hapur për një largim nga Barcelona, ku do të bashkohej me trajnerin Unay Emery, me të cilin ka punuar te Sevilla.
“Topçinjtë”, po e kërkojnë lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.