Andre Silva është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Eintracht Frankfurtin.
Sulmuesi portugez ka rilindur pas transferimit në futbollin gjerman, ku shënon thuajse në çdo ndeshje.
Silva ka luajtur në 23 ndeshje këtë edicion për Frankfurtin, ku ka arritur të shënoj hiq më pak se 20 gola dhe ka bërë pesë asistime.
Forma fantastike që po kalon portugezi ka bërë që skuadra të mëdha të vihen pas tij.
Arsenali është skuadra e fundit që po kërkon transferimin e lojtarit në verë, pasi Topçinjtë do të mbesin pa Alexandre Lacazetten.
Gjiganti anglez është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për transferimin e Andre Silvës në ‘Emirates Stadium’.
Gjithsesi londinezët nuk do ta kenë aspak të lehtë afrimin e lojtarit, pasi në garë për të janë edhe Manchester United dhe Atletico Madrid.