Arsenali shumë afër transferimit të spanjollit, por kush është Pablo Mari?

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Arsenali është shumë afër të transferojë mbrojtësin qendror të Pablo Mari nga Flamengo.

Mediat në Brazil raportojnë se The Gunners do të transferojnë spanjollin për një shumë rreth dhjetë milionë euro, derisa korrespodenti i Goal.com, Chalres Watts beson se marrëveshja do të kryhet fillimisht në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Mikel Arteta po tenton të forcojë më shumë fazën defanzive, shkaku i lëndimeve, por edhe disa lojtarëve që nuk po i përshtaten filozofisë së lojës së tij.

Por, kush është Mari? Emri i tij është i njohur në Angli, pasi në vitin 2016 ishte bërë pjesë e Manchester Cityt.

26-vjeçari kishte bërë një paraqitje nën urdhrat e Pep Guardiolas, mirëpo në vitin 2019 u pajtua që të largohej nga Evropa, një largim që me të vërtetë i ka sjell shumë fryte.

Image result for pablo mari manchester city

Mari ishte një lojtar shumë i rëndësishëm në sezonin e kaluar për Flamengon, derisa fituan titullin e ligës braziliane dhe fituan Copa Libertadores.

Spanjolli luajti plotë 90 minuta kundër River Plates, e të njëjtën gjë e bëri edhe kundër Liverpoolit në Kupën e Botës për klube.

Sipas WhoScored, Mari është një lojtar shumë i zoti dhe ka një aftësi të mirë për ta mbajtur topin në këmbë, madje njihet edhe për bllokimet e tij, por që duhet të punojë në pjesën ofanzive.

Stili i tij i lojës është që të luajë më shumë me topa të gjatë dhe të bëjë ndërhyrje vendimtare, por mund mos të jetë i mençur sa Shkodra Mustafi.

Arteta duket se ka gjetur një mbrojtës qendror mjaftë stabil, në mënyrë që t’u zgjidh problemet e tyre. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme